Vedat Muriqi ka shënuar golin e parë për këtë sezon në La Liga.
Pas paraqitjeve pozitive me Kosovën, ndërkombëtari shqiptar gjeti golin edhe me ekipin e Mallorca në fitoren 1-0 kundër Celta Vigo në transfertë.
Futbollisti nga Prizreni e shtyu topin në rrjetë në minutën e 85, duke shënuar golin e fitores kundër Celta.
Gjithçka u mbyll me shifrat 1-0 dhe feston Mallorca, që mori në këtë mënyrë tripikëshin e parë në kampionat për këtë sezon pas dy barazimesh.
Gjithashtu ky ishte edhe goli i parë për Muriqin në 5 ndeshje në futbollin spanjoll.
Goal! | Vedat Muriqi | Celta 0-1 Mallorca 🇪🇸pic.twitter.com/PZA5wF8uSs
— FootColic ⚽️ (@FootColic) September 16, 2023