Sondazhet e fundit të zhvilluar në Gjermani duket se tregojnë ndryshime në barometrin politik.

Sipas ‘ZDF’ partia më e pëlqyer në sondazhe është CDU/CSU. Partia e ish-kancelares Merkel duket se është kthyer të jetë partia më e pëlqyer për gjermanët.

Shumica e qytetarëve janë të zhgënjyer me koalicionin qeverisës që drejtohet nga kancelari Scholz.

Mirëpo, jo vetëm kaq, por edhe ekstremi i djathtë ka rritje në përqindje.

Nëse CDU/CSU është votuar 26%, ekstremi i djathtë AFS rritet me 1% duke shkuar në 21 % të pëlqyeshmërisë. Ndërsa SPD me 17%, Të Gjelbrit 16%, FDP me 6% dhe e Majta me 5%.

Zhgënjimi i gjermanëve ka të bëjë me situatën ekonomike dhe pasojat e luftës në Ukrainë, së cilës qeveria Scholz nuk ka ditur si t’i përgjigjet.