Marvin Çuni impresionoi me transferimin nga Saarbrucken te Frosinone në Serie A.

Ai iu bashkua falas klubit italian, pasi i kishte përfunduar kontrata me Bayern Munich duke firmosur për tre vite.

Në këto katër ndeshje të parat në Serie A, Çuni është aktivizuar në tre takime, por ende nuk ka arritur ta gjej rrugën e rrjetës.

Sipas “Inter Live”, Interi e ka vëzhguar prej disa kohësh sulmuesin shqiptar dhe e ka ende nën monitorim.

Sigurisht, është ende herët që të flitet për oferta apo bisedime, por në artikull thuhet se përshtypja e parë është pozitive për Çunin.

Tani te Interi presin që shqiptari të marrë rolin e liderit te Frosinone dhe nëse do të arrijë të bëjë diferencën, mund të trokasin për të.