Një asteroid i quajtur Bennu që ka fuqinë e 22 bombave atomike kalon pranë planetit Tokë çdo gjashtë vjet, por shanset për një goditje katastrofike janë vetëm një në 2700.

Siç raporton Daily Star, mostrat janë marrë nga sipërfaqja e tij dhe disa shkencëtarë spekulojnë se ai mund të bjerë në Tokë, konkretisht në shkretëtirën e Jutas më 24 shtator 2182.

NASA vlerëson se Bennu mund të bëjë kërdi brenda 600 miljeve.

Shtatë vjet më parë agjencia dërgoi një anije kozmike në asteroid për të mbledhur mostra, duke shpresuar se informacioni që ata mblodhën do t’i ndihmonte ata të parandalonin një përplasje katastrofike.