Në kuadër të Javës Evropiane të Lëvizshmëris, bashkia e Durrësit ka zhvilluar aktivitetin me temë: Dita e ndërgjegjësimit për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor, përdorimin dhe promovimin e mjeteve apo mënyrave aktive të lëvizshmërisë në qytet.

Aktiviteti është organizuar në bashkëpunim me Policinë Bashkiake dhe shkollën 9-vjeçare “Qemal Mici”.

Kujtojmë, se Java Evropiane e Lëvizhmëris ka nisur më 16 shtator dhe do të përfundoj në datën 22 të këtij muaj dhe ka si qëllim kursimin e energjisë dhe nxitjen e jetesës së shëndetshme.

Postimi i plotë i bashkisë Durrës:

Në kuadër të Javës Evropiane të Lëvizshmërisë 16-22 shtator 2023, me fokus tematikën: Kurseni Energjinë, Njësia e Integrimit Evropian Bashkia Durrës me mbështetjen e projektit “Bashkitë për në Evropë” dhe në bashkëpunim me Policinë Bashkiake dhe shkollën 9-vjeçare “Qemal Mici”, kanë zhvilluar aktivitetin:

Dita e ndërgjegjësimit për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor, përdorimin dhe promovimin e mjeteve apo mënyrave aktive të lëvizshmërisë në qytet.

Ky aktivitet ka si qëllim kursimin e energjisë dhe nxitjen e jetesës së shëndetshme!