Shumë njerëz thonë se me ardhjen e vjeshtës, dhimbjet e kokës bëhen më të shpeshta dhe më të forta.
Ky nuk është thjesht një perceptim, sepse shkencëtarët pohojnë që ka disa arsye përse dhimbjet e kokës bëhen më të forta në vjeshtë. Alergjenët janë ndër shkaktarët më të përhapur të migrenës dhe dhimbjeve të kokës. Në vjeshtë, ka alergjenë të caktuar në ajër që ndikojnë në sasinë e histaminës në trup, e cila në vetvete shkakton inflamacion në sinuse dhe nxit dhimbjen e kokës.
Për këtë arsye, ekspertët këshillojnë që ajri i shtëpisë të jetë sa më i pastër. Dhimbjet e kokës mund të jenë më të shpeshta në vjeshtë për shkak të shkurtimit të ditës dhe ndryshimeve në rutinën e gjumit. Për këtë arsye, është shumë e rëndësishme që të zbatoni një rutinë shumë të përpiktë gjumi pavarësisht mungesës së dritës apo tejzgjatjes së errësirës. Dy faktorë të tjerë nxitës të dhimbjeve janë presioni i ajrit, lagështia dhe luhatjet e temperaturës.
Ndryshimet e motit mundet gjithashtu të prishin ekuilibrat e substancave kimike në tru, përfshirë serotoninën, gjë që nxit shfaqjen e migrenës. Një stil i shëndetshëm jetese, pra me ushqyerje të rregullt e të pasur me vitamina, minerale e antioksidantë, pirja e ujit, aktiviteti fizik dhe gjumi i mirë, janë faktorë që ju ndihmojnë në lehtësimin e këtyre dhimbjeve.
Ardhja e stinës së vjeshtës paralajmëron ditë më të shkurtra dhe jo vetëm. Fillimi i vjeshtës është një kohë ideale për t’i bërë shtëpisë një pastrim të thellë. Në këtë periudhë shumë gjëra që i përkasin verës do të largohen nga përditshmëria juaj, për t’i lënë vendin sendeve vjeshtore.