Gjykata e Lartë në Dhomë Këshillimi vedosi të mos pranojë rekursin e Laert Haxhiut.

Ai kërkonte ndryshonte ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Apelit që e dënoi me 18 vite burg.

Avokati i tij Detar Hysi paralajmëron do të ndjekë rrugët ligjore në Gjykatë Kushtetuese pasi dënimi nuk është i bazuar në ligj.

31-vjeçari u kap me leje qëndrimi greke të falsifikuar.

Haxhiu është dënuar me 18 vite burg për vrasjen e Zamir Latifit e Jurgen Hoxha dhe u plagosjen e Marjus Xhepexhiu e Bujar Turku. Ngjarja në fjalë ndodhi në Lushnjë në vitin 2017.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, në vitin 2017, dënoi Haxhiun, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.