Mosmarrëveshjet mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së veriut zbresin edhe në bashkinë minoritare të Pustecit, pak ditë pas nisjes së censusit nga shtetit shqiptar.

Nënkryetari i Partisë Aleanca Maqedonase për integrim, ka denoncuar sipas tij presionet që po i bëhen minoritetit Maqedonas në këtë bashki nga personalitete zyrtare të Bullgarisë.

Ai i ka cilësuar si ndërhyrje në punët e brendshme të Shqipërisë vizitat në Pustec të zv/presidentes bullgare dhe ambasadorit bullgar në Tiranë.

Sakaq ambasadori bullgar pas dhurimit të disa pajisjeve në qendrën shëndetësore të Pustecit, u shpreh se Bullgaria nuk lufton për numra, por për mënyrën se si njerëzit e shohin Bullgarinë.

Shqipëria njeh si pakica kombëtare si maqedonasit ashtu edhe bullgarët në vendin tonë.