Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) sakaq ka nisur përditësimet 4 javore me të dhënat e të infektuarave nga Covid-19 në botë. Krahasuar me muajt e mëparshme të 2023 trendi i infektimeve globale është në rritje, ndërsa numri i vdekjeve në rënie.
Në 28 ditët e fundit (periudha nga 31 korrik deri më 27 gusht 2023), OBSH raporton se ka pasur mbi 1,4 milionë raste të reja me Covid-19 dhe mbi 1,800 vdekje. Krahasuar me 28 ditët e mëparshme infektimet u rritën 38%, ndërsa numri i vdekjeve u përgjysmua. Të dhënat e përditësuara do të publikohen nga OBSH më 28 Tetor.
Sipas OBSH që në nisje të pandemisë dhe deri më 27 gushti 2023, janë mbi 770 milionë raste të konfirmuara me Covid -19 dhe mbi 6,9 milionë në të gjithë botën. MONITOR