Në banesën që u përfshi nga flakët mbrëmjen e djeshme në lagjen nr 4 në Durrës, gjithçka ka mbetur e shkatërruar.
Siç duket edhe në videon e mëposhtme zjarri e ka shkrumbuar plotësisht apartamentin, i cili ndodhej në katin e 10 të një pallati pranë stacionit të trenit.
Deri tani ende nuk dihet shkaku i zjarrit.
Fatmirësisht nga zjarri nuk ka asnjë person të lënduar. Ndërkohë që kanë qenë 4 zjarrfikëse që kanë shkuar në vendngjarje, të cilët kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve plotësisht.





