Mesfushori i kombëtares Kristjan Asllani luajti nga minuta e parë për Interin në Champions League në ndeshjen kundër Real Sociedad.
Zikaltrit zhgënjyen në Spanjë, duke barazuar vetëm në fund të ndeshjes 1-1.
Kritikat ishin të mëdha për ekipin e Inzaghit, megjithatë gazetari italian i ka dal në mbrojtje futbollistit shqiptar që luajti vetëm 55’ minuta dhe u ndëshkua me karton të verdhë.
“Kam një mendim pozitiv për paraqitjen e Asllanit. Më duket se ai i bëri mirë detyrat e tij dhe ishin të tjerë lojtarë që nuk i zbatuan detyrat. Asllani e pati të vështirë sepse e gjeti veten në mesin e spanjollëve që po qarkullonin topin në mënyë të “dendur”. Interi nuk e “pa” kurrë topin. Jemi me fat që Lautaro Martinez shënoi një gol me fat dhe morëm një barazim që duket i bukur dhe mëse i pranueshëm. E theksoj Interi nuk meritonte as barazimin”, u shpreh Sabatini.





