Fitorja me shifrat 4-3 përballë Mançester Junajtidit ka shërbyer për të rritur piedestalin e rekordeve në Mynih.

Konkretisht Tomas Myler regjistroi fitoren e 100-të në Ligën e Kampioneve dhe kjo e dhënë merr te tjera nuanca nëse i referohemi faktit se është finalizuar me një ekip të vetëm, ndryshe nga sa kanë bërë dy futbollistë me më shumë sfida, Kasijas (101) dhe Kristiano Ronaldo (115).

Bajerni regjistroi takimin numër 35 në Champions që nuk njeh humbje përgjatë fazës së grupeve.
Edhe Reali që mban “fronin” e numrit më të lartë të trofeve nuk e ka arritur një statistikë kaq të gjatë pa disfatë.

Interesante është edhe detaji në lidhej me Gnabrin, i cili i ka shënuar 47% të golave në Champions ndaj ekipeve angleze.