Ernest Muçi po impresionin me formën e tij në këtë sezon te Legia e Varshavës. 

Sulmuesi i kombëtares shqiptare ishte protagonist absolut në Conference League duke shënuar një dygolësh, në fitoren 3-2 kundër anglezëve të Aston Villa.

Lidhur me paraqitjen e tij në këtë sezon, Muçi ka dhënë një intervistë për mediat polake, ku zbuloi se ka marrë shumë mesazhe pas paraqitjes në Europë.

Triumfi në Europë – “Pas ndeshjes me Aston Villan, njerëzit ishin shumë krenarë me mua. Mora telefonata të shumta, të gjithë më uruan. Arritëm një fitore të madhe sepse ishte një fitore historike. Jam shumë i lumtur ashtu siç është e gjithë Varshava”.

Merkato e janarit – “Nuk e di nëse jam në shitje, varet nga klubi. Unë jam i fokusuar te fusha dhe për pjesën tjetër kujdeset drejtori sportiv”.

Shpejtësia me topin – “Ka të bëjë shumë stërvitja, por është edhe një dhunti me të cilën kam lindur. Jam i lumtur që luaj para një tifozerie kaq të madhe sa ajo e Legias. Jam shumë kurioz për sezonin aktual, për mua është shumë i rëndësishëm pasi dua të zhvillohem edhe më shumë”.

Pozcioni i preferuar në fushë – “Mund të luaj si sulmues, si numër 10, si nëntë false dhe po ashtu në krah. Jam një lojtar që pëlqej shumë sulmin dhe kërkoj t’i jap skuadrës sa më shumë të jetë e mundur”.