Bashkëshorti i Driada Dervishit, Ilir Jani feston sot ditën e lindjes.
Ndërsa ka ndarë me ndjekësit në “Facebook” foton nga “shtëpia” e saj të dytë, regjisorja durrsake i ka uruar “fat edhe në 100 vitet e ardhshme” partnerit të saj, të cilin me humor e cilëson si “burrin më me fat në botë”, pasi “hyn në çdo shfaqje teatri falas”.
“Për burrin më me fat në botë, që hyn në çdo shfaqje teatri falas😅🤣🥰Gëzuar e plot fat edhe në 100 vitet e ardhshme❤️❤️❤️“, shkruan ajo në statusin që shoqëron foton.