Byroja Kombëtare e Hetimit pas aksionit në Ministrinë e Infrastrukturës është vendosur në aksion për të zbuluar raste e korrupsionit, kësaj radhe pranë Agjencisë Kombëtare të Mjedisit.

Sipas “News24” mësohet se janë sekuestruar dy celularë të drejtuesve të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit.

Mësohet se njëri prej telefonave të sekuestruar i përket drejtorit N.P, ndërsa tjetri shefes së Sektorit V.Gj.

Agjencia Kombëtare e Mjedisit drejtohet nga Arta Dollani dhe është institucion në varësi të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit.