I Ngarkuari me Punë i SHBA,  David Wisner është takuar ditën e sotme me kreun e SPAK, Altin Dumani, me prokurorët dhe hetuesit e NBI-së.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Ambasada e SHBA deklaron se SPKA po punon për të çrrënjosur krimin e organizuar dhe korrupsionin në Shqipëri.

Wisner thekso se SPAK do të ketë gjithmonë mbështetjen e SHBA për të vendosur drejtësi në Shqipëri.

Postimi i Ambasadës së SHBA

SPAK po bën përparim mbresëlënës në objektivat e Shqipërisë për reformën në drejtësi. Sot, i Ngarkuari me Punë David Wisner dhe kolegët e Ambasadës së SHBA-së që mbështesin sektorin e drejtësisë u takuan me Kryeprokurorin e Posaçëm të SPAK-ut Altin Dumani, prokurorët e SPAK-ut dhe hetuesit e NBI-së që po punojnë për të çrrënjosur krimin e organizuar dhe korrupsionin në Shqipëri. Puna e SPAK dhe të tjerëve në sektorin e drejtësisë kërkon guxim, integritet dhe pasion të jashtëzakonshëm. Z. Wisner përcolli vlerësimin e Shteteve të Bashkuara për punën e SPAK, duke theksuar se ai ka mbështetjen tonë të plotë për të kryer misionin e tij në emër të popullit shqiptar.