Situata pranë karburantit në rrethrrotullimin e Shkozës ku pati një rrjedhje gazi është vënë nën kontroll nga forcat e zjarrfikëses.

Shefi i zjarrfikëses tha për mediat se tanimë rrjedhja e gazit nuk paraqet rrezikshmëri për banorët, pasi është përdorur teknika e ftohjes së gazit, duke mos lejuar të krijojë një shpërthim të mundshëm.

Ai qetësoi qytetarët se as gazi i përhapur në ajër nuk do jetë një rrezik për ta.

“Kemi marrë një thirrje dhe kemi ardhur në vendngjarje dhe pamë që ka rrjedhje gazi. Kemi shtuar në formacion në degëzim dhe e kemi mbajtur gazin dhe botin nën kontroll për ftohje sepse vetëm në këtë mënyrë mund të mbahet që të mos krijojë eksplozion.

Na kanë ardhur dhe makinat dhe botet e tjera në kohë rekord dhe çdo gjë ka funksionuar normalisht.

Nuk ka patur probleme, as viktima as të plagosur as të lënduar.

Në qoftë se nuk veprohet me ujë, po. Por ne e kemi shoqëruar me ujë, kemi përdorur teknikën polimerizuese dhe duke e lidhur me ujë gazi bëhet i rëndë e bie në tokë.”, tha shefi i zjarrfikëses.