Trajneri i Teutës, Edi Martini ka folur në një intervistë për medita pas humbjes 1-0 me Erzenin.
Martini tha se nuk e mendonte që do ta humbte këtë ndeshje.
“Nuk ishim të qartë sidomos në fazën ofensive, nuk mendoja se do ta humbja këtë ndeshje. Mund të dilnim barazim. Kemi stërvitur goditjet standarde pasi në derbi kështu luhet. Gjithsesi nuk jam i kënaqur me mënyrën si luajtëm sot”, u shpreh Edi Martini.
-Kjo ishte mënyra e duhur për fitore?
“Është e vërtetë që ndryshuam modul loje por e kam thënë dhe më para që kemi probleme fizike. Ajo që më shqetëson është rasti i golit ku kishte mungesë përqëndrimi. Por duhet të kemi parasysh që dhe lojtarët që hynë në pjesën e dytë duhet të jepnin më shumë, por nuk ndodhi ashtu. Kemi shumë për të korrigjuar.”
-Pse nuk e mbajti ritmin Teuta?
“Në momentin që bëmë ndërrimet prisja më shumë freski, por nuk e bëmë. Ndoshta lojtarët që u futën nuk ishin në gjendjen e duhur fizike. E vërtetë që qarkulluam topin, por duhej të shpejtonim lojën.”
-Ndeshja me Dinamon?
“Për momentin të rëndësishme janë pikët, luaj si të duash. Kështu që edhe sot për ne të rëndësishme ishin pikët që nuk arritëm t’i merrnim.”