Po zhvillohet në këto momente protesta e paralajmëruar kundër mbajtjes së maskave. Protesta po mbahet para kryeministrisë.
Sipas informacioneve më të fundit, policia ka shoqëruar tre persona. Të rinjtë janë ndaluar pranë kryeministrisë.
“Kjo është vrasje, kjo është vdekje. Kjo është faza e fundit e axhendës për shpopullimin e shqiptarëve. Kjo tani është ndarja, këtu merr fund. Maskat janë hapi i parë për të demonstruar nënshtrimin. Koncepti është që ajo maskë është fillimi, vazhdimi është ky”, tha avokati Altin Goxhaj.
Ndërkohë, personat e pranishëm kanë hedhur maskat e tyre në një kosh me flakë duke i djegur në shenjë proteste ndaj urdhrit të ri të qeverisë.





