Qyteti i Shijakut ka kaluar tashmë fazën përfundimtare të procesit të rindërtimit.
Kryetari i bashkisë, Elton Arbana ka shprehur mirënjohjen për gjithë përkushtimin ndaj këtij proçesi, duke theksuar mbështetjen e Kryeministrit Rama.
Postimi i plotë:
Rindërtimi – PREMTIM I MBAJTUR!
Pas tërmetit të #26Nëntorit, rindërtimi i Shijakut ka qenë nxitja më e mirë e zhvillimit të tij për të ardhmen, gjë e cila është bërë realitet me përkushtimin maksimal të të gjithëve.
Mirënjohje pafund për Kryeministrin Edi Rama dhe Qeverinë Shqiptare, që e kanë kthyer në një mundësi reale nevojën e familjeve të prekura nga tërmeti për të pasur shtëpinë e tyre.
Tashmë kemi një qytet më të bukur, të sistemuar, me pallate të reja, me kopshte dhe shkolla të reja, me hapësira për çdo grupmoshë.
Jemi falenderues ndaj Fondit Shqiptar te Zhvillimit i cili me punën e tij ka qënë njësi prokurimi, zbatimi, supervizimi dhe hartimi i projekteve si për pallatet ashtu dhe për banesat individuale dhe objektet arsimore, duke i dhënë Shijakut një pamje të re.
Do vazhdojmë të punojmë për ta kthyer Shijakun në qytetin që të gjithë duam.
Ku ka vullnet, ka zgjidhje!