Naftëtarët e Ballshit kanë lënë grevën e urisë pas 18 ditësh rezistencë brenda ambienteve të rafinerisë.

Mësohet se mjekët i këshilluan naftëtarëve të largohen dhe kjo me sa duket ka bërë që ata mos vijojnë më grevën

Sipas mjekëve, mjediset ku zhvillohet greva nuk janë të përshtatshme dhe ndikon në shëndetin e grevistëve që prej 18 ditësh mbajnë veten vetëm me ujë dhe sheqer.

Ndërkohë në vend të naftëtarëve janë futur gratë në grevë urie duke i zëvendësuar dhe duke përshkallëzuar grevën tashmë.