Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von der Leyen ka folur për mediat pak para nisjes së samitit të Procesit të Berlinit. Von der Leyen tha se “samiti përcjell një mesazh të fuqishëm se sa të përkushtuar jemi ndaj zgjerimit”.
“Është një samit shumë i veçantë, ky që mbahet sot. Është i 10-ti i Procesit të Berlinit, por për herë të mbahet në një vend të Ballkanit Perëndimor.
Përcjell një mesazh të fuqishëm se sa të përkushtuar jemi ndaj zgjerimit.
Duam t’ju japim qasje kompanive të Ballkanit Perëndimor në tregun europian, por duhen reforma. Është një stimul për ata që duan të ecin përpara. Dyert tona janë ta hapura, ndaj le të punojmë sot për këtë plan rritjeje”, tha Ursula Von der Leyen.
Pjesë e këtij samiti nuk do të jetë presidenti i Francës, Emmanuel Macron për shkak të sulmit terrorist që ndodhi në Francë, lidhur me qëndrimet që kanë mbajtur për Palestinën. Mirëpo, ai do të vijë në Tiranë, gjatë mbrëmjes dhe nesër do të zhvillojë takime bilaterale me presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Rama.