Teuta do të luajë në transfertë ndeshjen e javës së 9-të. Në “Elbasan Arena” gjejnë Dinamon, me durrsakët që kërkojnë rikthimin te fitorja për t’iu larguar zonës së ftohtë të klasifikimit. Kjo përballje është parashikuar të luhet ditën e dielë duke nisur që nga ora 17:00.

Edi Martini ka pasur fatin të shikojë me imtësi gjendjen e çdo lojtari, teksa në favor të tij ka qenë edhe pushimi për shkak të ndeshjeve të kombëtares. Timonieri shkodran do të vuajë mungesën e kapitenit. Blerim Kotobelli do të jetë mungesa e vetme për duelin me “Blutë”.

31-vjeçari ka plotësuar numrin 4 të kartonëve të verdhë dhe do të jetë i pezulluar, ndërkohë pjesa tjetër e lojtarëve është e gjitha në gatishmëri të Martinit.