Liderët e BE dhe të rajonit janë bërë bashkë jashtë ambienteve të Piramidës për të bërë foton familjare. Fillimisht u raportua se kryeministrja serbe e bojkoti foton familjare por ajo është shfaqur pak më vonë.

Pas fotos familjare, pati edhe performanca nga grupe të minoriteteve në vendin tonë.

Lidërët e BE-së, të shteteve anëtare të BE dhe ata të Ballkanit Perëndimor, do të jenë sot në Tiranë për punimet e samitit të Procesit të Berlinit, që për herë të parë zhvillohet jashtë kufijve të Bashkimit Europian.

Pjesë e këtij samiti nuk do të jetë presidenti i Francës, Emmanuel Macron për shkak të sulmit terrorist që ndodhi në Francë, lidhur me qëndrimet që kanë mbajtur për Palestinën. Mirëpo, ai do të vijë në Tiranë, gjatë mbrëmjes dhe nesër do të zhvillojë takime bilaterale me presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Rama.

Nga ana tjetër, edhe kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, nuk do të marrë pjesë. Në vendin e saj do të marrë pjesë zv.kryeminsitri,  Antonio Tajani. Gjithashtu, Serbia do të përfaqësohet nga kryeministrja Ana Brnbiç dhe jo presidenti Aleksandër Vuçiç.