Në javën e dytë durrsakët morën një fitore mjaft të bukur në transfertë kundër Apolonisë në shifrat 71-94 (27-23, 12-28, 14-21, 18-22). Ndonëse vendësit kishin mbështetjen e zjarrtë të publikut, Teuta tregoi maturinë e duhur, duke u shkaktuar disfatën e parë fierakëve në sallën e re.
Pas një fillimi disi më të mirë të Apolonisë, miqtë e drejtuar nga Nikola Milatoviç morën frenat e lojës në kontroll. Paraqitje shumë e mirë nga të gjithë amerikanët e Teutës, ndërsa MVP u shpall Bacon, autor i 25 pikëve, 7 kërcimeve dhe 8 asisteve.
Shkëlqeu edhe kapiteni Kristi Gorea, protagonist me 17 pikë, 6 kërcime dhe 6 asistime. Për fierakët rendimentin më të lartë e kishte Jones me 16 pikë e 14 kërcime.