- Në shtatë qytete dhe komuna të rajonit Nojenkirhen (Neunkirchen) jetojnë 131 000 njerëz, 64 500 burra dhe 66 500 gra. Dhe secila prej tyre është shumë e veçantë. Në këtë seri prezantojmë njerëzit dhe çfarë i bën ata kaq të veçantë. Sot: Nino Deda, muzikant nga Nojenkirhen-i.
Gazeta gjermane on-line “saarbruecker-zeitung.de” shkruan se, nëse si banor i rajonit Nojenkirhen-it jeni i interesuar për muzikë në një moment, dëshironi të këndoni në një kor ose të mësoni të luani një instrument, ose nëse ju pëlqen të shkoni në ngjarje muzikore si vizitor, në mënyrë të pashmangshme takoni atë, muzikantin Nino Deda.
Nino Deda ka lindur në Durrës më 8 gusht 1968. Nga atje emigroi në vitin 1992 në Saarland të Gjermanisë, ku jeton me gruan e tij dhe dy fëmijët. Nino Deda filloi në moshën 5 vjeç që të luajë në fizarmonikë dhe pak kohë më vonë mësoi për piano në shkollën e mesme artistike “Jan Kukuzeli”. Studioi për kompozicion dhe piano në ish-Konservatorin e Tiranës (sot Universiteti i Arteve). Ka punuar si mësues muzike para se të shkonte në Gjermani. Nino Deda jeton në fshatin Hangard me gruan Enkelejda, të bijën Enxhi (lindur 1995) dhe të birin Luka (lindur 2001). Në Saarland, ku, pas disa radiostacionesh dhe punësh të ndryshme, në 2001 ai pranoi pozicionin si muzikant kishash në famullinë protestante të Nojenkirhen-it, rrethi Velesvailer (Wellesweiler).
Por kjo nuk ishte aspak e gjitha: gjatë viteve në vijim ai udhëhoqi një larmi të madhe koresh në komunitet, nga koret e fëmijëve dhe të rinjve te “treni i ungjillit” te “Cantanima”, një kor laik jashtë famullisë. Për këto kore, Nino Deda kompozoi dhe organizoi pjesë të të gjitha llojeve, nga poezia e vendosur në muzikë (për shembull “13 Muajt (Die 13 Monate)” nga Erih Kestner (Erich Kästner)) tek ungjijtë, pjesë instrumentale, kantata dhe muzikale për fëmijë. Por banori i Nojenkirhen-it gjithashtu pëlqen të luajë si solist, qoftë me piano apo markën e tij, fizarmonikë. Së bashku me muzikantët Ambi Shillo (Amby Schillo) dhe Mihael Marks (Michael Marx), ai formon trion “Lieder der Poesie”, në të cilën në pjesën më të madhe paraqiten poezi që ka muzikuar. Me Mihael Marks-in gjithashtu formon duon “Bach Balkan Tango” ose luan pjesët e tij në piano në programin e vet solo “Poezia e tastave” (Die Poesie der Tasten) dhe e çon audiencën e tij në një udhëtim emocionues zanor.
Th.M.