Ditën e sotme është zhvilluar seanca e radhës për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri në GJKKO.

Procesi për Belerin është shtyrë dhe po ashtu është miratuar zëvendësimi i gjyqtares Etleva Deda. Në vend të saj do të caktohet Flora Hajredini, e cila ka kërkuar kohë të njihet me dosjen e Belerit.

Deda kishte kërkuar të hiqte dorë nga çështja, ndërsa ishte kërkuar edhe përjashtimi i saj nga avokatët e Belerit.

Beleri nuk ishte i pranishëm në seancën e sotme, ndërsa seanca e radhës për të do të mbahet më 24 tetor, në orën 11:00.