Nën kryetari i Partisë së Lirisë Petrit Vasili ka komentuar takimin e kryeministrit Edi Rama me presidentin francez Emmanuel Macron.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, Vasili shkruan se kjo nuk ishte hera e parë që Macronit i manipulohen deklaratat nga Rama.

Ja postimi i plotë i Vasilit:

Ashtu si ne 2019, Makronit perseri i manipulohen deklaratat prej Edi Rames se mbushur me pleshta!

Nuk eshte hera e pare qe Makronit i manipulohen deklaratat nga Rama.

E njejta ndodhi ne vitin 2019 kur Rama dhe bataku i tij mediatik fajesuan Makronin per moshapjen e negociatave me Shqiperine, e ku vete Presidenti francez u detyrua ti pergenjeshtronte po vete keta.

Te rrish prane qenit mbushesh me pleshta thote nje fjale e urte.

Per fat te keq i nderuari Presidenti Makron perseri e harroi dhe nuk e pati parasysh kete.

Ndaj sot u prodhua nje tjeter keqkuptim i qellimshem me deklaraten e Makron per liberalizimin e vizave per Kosoven.

Batalioni pleshtave pra i mediave te inceneratoreve te Rames me histeri gezonin, qe te pezullohej liberalizimi i vizave per Kosoven.

Por perpara pak minutash Kabineti i Presidentit Makron sqaroi se eshte e kunderta dhe pikerisht qe Franca eshte e palekundur ne vendimin per liberalizimin e vizave per Kosoven.

Ja deklarata e vertete e Makron sipas Kabinetit te tij :

“Dua ta them një gjë me shumë qartësi. Ne kemi bërë një gjest besimi për çështjen e vizave. Sa i përket Francës, vizat janë hequr sepse ne respektojmë fjalën e dhënë. E sot, fjala nuk po mbahet”, u shpreh Macron sot.