Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka zgjedhur të ju urojë të gjithëve një ditë të mbarë me disa fragmente të shkëputura nga vizita zyrtare e Presidentit të Francës në Shqipëri përmes një postimi në “Facebook”.
Krahas videos, kryeministri Rama thotë se vizita historike e Presidentit të Francës në Shqipëri, e para në 101 vite marrëdhënie diplomatike mes 2 vendeve, i ka hapur rrugën një sërë projektesh të reja për zhvillimin e disa fushave në Shqipëri.
Rama shton se gjithashtu, kjo vizitë shërben dhe për një bashkëpunim të afërt politik, për afrimin e Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Europian.
“Mirëmëngjes dhe me këtë kronikë të vizitës historike të Presidentit të Francës në Shqipëri, e para në 101 vjet marrëdhënie diplomatike mes të dy vendeve, e cila i hapi rrugën një sërë projektesh të reja me rëndësi për zhvillimin ekonomik, arsimor e kulturor për Shqipërinë, si edhe një bashkëpunimi të afërt politik, për afrimin e Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Europian, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri Rama në Facebook.