Njoftim mbi anulimin e përkohshëm të lundrimeve nga Durrësi drejt Barit:
Si pasojë e motit të paqëndrueshëm që pritet të përfshijë rajonin e Adriatikut, kompanitë e lundrimeve kanë njoftuar se mbrëmjen e sotme do të pezullohen lundrimet e trageteve nga Durrësit drejt Barit (Itali) dhe anasjellas.
Referuar parashikimeve të autoriteteve detare forca e erës do të shkojë deri në 30 m/s, ndërsa dallgëzimi në det të hapur do të variojë nga 7-8 bft.
Jemi në vigjilencë të plotë për monitorimin e situatës deri në rikthimin në normalitet të kushteve të motit.
Ndërkohë, lundrimet drejt Ankonës do të vijojnë normalisht.