Për vogëlushët e qytetit të Durrësit, mbrëmja e së martës premton shumë.

Të gjithë adhuruesit e cirkut dhe numrave akrobatikë do të mund të shijojnë në orën 19.00 spektaklin që do të ofrojnë anëtarët e trupës së cirkut Colorado, nga Dibra e madhe.

“Rikthehet CIRKU

Të dashur fëmijë. Të nderuar prindër.

Cirku Colorado i Dibrës së Madhe nga shqiptarët e Maqedonisë së Veriut & Qendra Kulturore “A.Moisiu” ju ftojnë në një tjetër mbrëmje fantastike me plot numra argëtues dhe iluzione magjike nga akrobatët dhe prestigjatorët e talentuar të këtij Cirku

𝟮𝟰 𝗧𝗲𝘁𝗼𝗿 | 𝗢𝗿𝗮 𝟭𝟵:𝟬𝟬

𝗧𝗲𝗮𝘁𝗿𝗶 “𝗔𝗹𝗲𝗸𝘀𝗮𝗻𝗱𝗲̈𝗿 𝗠𝗼𝗶𝘀𝗶𝘂”

Për bileta & rezervime 0698756502

Bileta kushton 300 lekë“,- njofton në rrjete sociale Qendra Kulturore.