Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike moti do të përkeqësohet duke nisur nga dita e sotme dhe në fundjavë (data 10 – 11 nëntor). Duke filluar nga ora 09:00 datë 10.11.2023 era do të ketë drejtimin Jug-Jug-Lindje, me shpejtësi ere 15-20 m/s, në forcën 6-7bft dhe lartësi dallge nga 2.00 deri 3.00 metra.

Drejtoria e Përgjithshme Detare ka marrë masat e mëposhtme:

1.ËSHTË NDALUAR DHËNIA E LEJE – NISJES GJATË DATAVE 10-11.11.2023 DUKE FILLUAR NGA ORA 09:00 PËR TË GJITHA MJETET E VOGLA LUNDRUESE, ANIJEVE TË PESHKIMIT QË OPEROJNË TË NJOFTOHEN PËR MARJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE.

2. MJETET E VOGLA LUNDRUESE DHE ANIJET E PESHKIMIT QË OPEROJNË BRENDA KANË NË KONSIDERATË KUSHTET E PARASHIKUARA TË PËRKEQËSUARA DHE MARJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE.

3. Janë njoftuar drejtuesit e anijeve të peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese për situatën e përkeqësuar dhe merrjen e masave për sigurimin e mjeteve në vendet e akostuara për parandalimin e ngjarjeve dhe situatave gjatë datave 10-11.11.2023.

4. Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve.

5. Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 16:00 datë 11.11.2023.