Të paktën 30 persona janë plagosur në Italinë qendrore pas një shpërthimi në një vendstrehim refugjatësh që shkaktoi shembjen e ndërtesës.

Shumica pësuan lëndime të lehta në shpërthimin e së premtes mbrëma, megjithëse një person u transportua me avion në një spital në Romë, thanë autoritetet në qytetin e San Lorenzo Nuovo.

Mediet italiane bëjnë me dije se ka nisur një hetim për shkaktimin e lëndimit trupor nga pakujdesia dhe se shkaku i shpërthimit është i paqartë.

Deri më tani, nuk ka pasur indikacione se mund të jetë një sulm.