Pasi kritikoi protestat “pro” Palestinës, ka ardhur dhe vendimi i shkarkimit nga detyra të Sekretares së Brendshme britanike, Suella Braverman.
Burime nga Partia Konservatore për “Guardian”, thonë se Rishi Sunak po kryen një riorganizim ministror pasi ai “forcon ekipin e tij në qeveri për të dhënë vendime afatgjata për një të ardhme më të ndritshme”, raporton PA Media.
Shkarkimi i saj vjen pas një fundjave në të cilën ajo u akuzua se u dha guxim aktivistëve të ekstremit të djathtë që kryen dhunë në rrugët e Londrës ndërsa atje po zhvillohej një protestë e madhe pro palestineze.
Mediat britanike shkruajnë se Rishi Sunak i tha Suella Braverman se donte që ajo të largohej nga qeveria dhe se asaj nuk iu ofrua një post tjetër.