Gjatë kohës kur ministri i Shtetit në Greqi, Stavros Papastavrou po takohej me Fredi Belerin, në paraburgimin e Durrësit kanë ikur dritat.

Pamjet që po sjell “DurrësLajm” nga ambjentet jashtë paraburgimit dëshmojnë se i gjithë institucioni i IEVP dhe zona përreth është në terr.

Ndërprerja e energjisë vazhdoi rreth 10 minuta dhe gjithçka ndodhi për shkak të një difekti në transformatorin e zonës.

Energjia elektrike u rikthye pak para se zyrtari i lartë grek të largohej nga IEVP Durrës.

Kujtojmë se në paraburgimin e Durrësit, ndodhen të arrestuarit “VIP”, si Lefter Koka, Fredi Beleri, Vangjush Dako, Lefter Alla dhe Safet Gjici.