Kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako ka zhvilluar një takim me kryebashkiakët me origjinë arbëreshe të komunave të rajonit të Bazilikatës.

Në takimin e zhvilluar në bashki, kryebashkiakja Sako dhe delegacioni nga vendi fqinjë kanë diskutuar mbi projektin “We Are Arbëreshë”, i cili financohet nga Bashkimi Evropian.

“Ky takim shërbeu për forcimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ndër-rajonal midis qyteteve tona, duke vazhduar me projekte apo aktivitete konkrete në lidhje me promovimin dhe përforcimin e rrënjëve dhe kulturës arbëreshe”,- shkruan ndër të tjera Sako në postimin në rrjete sociale.

Postimi i plotë:

Në kuadër të Ditës së Arbëreshëve dhe Samitit të Diasporës, zhvillova një takim me kryebashkiakët e komunave të rajonit të Bazilikatës me origjinë arbëreshe. Diskutuam lidhur me promovimin e traditës, gjuhës dhe kulturës së arbëreshëve.

Ky takim u zhvillua në vijim të Projektit “We Are Arbëreshë”, i cili financohet nga Bashkimi Evropian, në kuadër të Fondeve Evropiane për Zhvillimin Rajonal (POR FESR Basilicata 2014- 2020), ku Bashkia Durrës është anëtare e këtij projekti që në vitin 2022.

Ky takim shërbeu për forcimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ndër-rajonal midis qyteteve tona, duke vazhduar me projekte apo aktivitete konkrete në lidhje me promovimin dhe përforcimin e rrënjëve dhe kulturës arbëreshe.