Anija ushtarake turke “TCG KINALIADA”, do të zhvillojë një vizitë në portin e Durrësit në datat 25-28 nëntor. Ajo të jetë e hapur ditën e dielë ndërmjet orëve 10:00 -12:00 dhe 14:00 -16:00, për t`u vizituar nga afër nga qytetarët.
Autoriteti Portual Durrës shprehet se kjo është “Një mundësi shumë e mirë për dashamirësit e detarisë që të njohin nga afër kapacitetet e këtij mjeti modern dhe për të mësuar më shumë nga ekuipazhi për jetën dhe profesionet në det.”
“TCG KINALIADA” është anija e katërt dhe e fundit nga katër Korvetat e klasit ADA, të cilat janë ndërtuar në emër të Forcës Detare Turke.
Njoftimi i APD-së:
Open Port: ftesë për vizitë në bordin e anijes ushtarake “TCG KINALIADA”
Ditën e diel, më datë 26 nëntor, ftojmë të gjithë qytetarët për të vizituar nga afër anijen ushtarake turke “TCG KINALIADA”.
Një mundësi shumë e mirë për dashamirësit e detarisë që të njohin nga afër kapacitetet e këtij mjeti modern dhe për të mësuar më shumë nga ekuipazhi për jetën dhe profesionet në det.
Të gjithë qytetarët e interesuar janë të lutur të zbatojnë rregullat e sigurisë portuale në hyrjet dhe zonat e kalimit të dedikuara.
Ju mirëpresim!