Kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako u ka shpërndarë certifikata mirënjohjeje 96 nxënësve ekselentë të shkollave 9-vjeçare e të mesme si dhe fituesve të olimpiadave.
Në një postim në rrjetet sociale, Sako shkruan se do t’i mbështesi gjithmonë këta nxënës, të cilët do ta çojnë përpara qytetin e Durrësit.
Postimi i plotë:
Në nje ceremoni të veçantë u kemi dhënë çertifikata mirënjohjeje 96 nxënësve ekselentë të shkollave 9 vjeçare e të mesme si dhe fitues olimpiadash.
Do t’i mbështesim gjithmonë fuqimisht këta nxënës të shkëlqyer për arritjet e tyre në rrugën e bukur të dijes sepse në besojmë tek e ardhmja, besojmë tek ky brez i ri i cili do ta çojë përpara qytetin e Durrësit.





