Çmimin Nobel për Letërsinë këtë vit ka shkuar për poeten amerikane, Louise Glück. Ky çmim i rëndësishëm iu dha shkrimtares për “zërin e saj poetik të pagabueshëm, i cili me një bukuri të rreptë e bën ekzistencën individuale universale.”
Laureatja e letërsisë Louise Glück, debutoi në 1968-n me librin “Firstborn” dhe shumë shpejt u vlerësua si një nga poetet më të shquara të letërsisë bashkëkohore amerikane.
Ajo ka botuar 12 përmbledhje me poezi dhe disa vëllime esesh mbi poezinë. Louise Glück kërkon universalen dhe në këtë kërkim ajo merr frymëzim nga mitet dhe motivet klasike, të pranishme në shumicën e veprave të saj. Me poemën e saj “Snowdrops”, ajo ka fituar çmimin Pulitzer.