Vllaznia është rikthyer te fitorja, duke mposhtur me rezultatin 0-1 Teutën në “Niko Dovana”, në sfidën e fundit të javës së 14-të të Superiores.

Mjaftoi goli i Ildi Grudës në minutën e 4’, me ish-in e Teutës që ndëshkoi durrsakët që në startin e sfidës.

Sfida më pas nuk pati shumë histori, me kuqeblutë që provuan shumë për të gjetur të dytin, teksa durrsakët ishin më të vakët në zonën kundërshtare.

Kështu Vllaznia largohet nga zona e ftohtë e mbijetesës, duke u ngjitur në vendin e pestë me 17 pikë, ndërsa Teuta vazhdon të jetë e fundit me 12 pikë.