Gazetarja dhe ish banorja e BBVIP Rudina Demneri e cila për të gjithë njihet si Paloma, ka rrëfyer së fundmi një rast të pazakontë që i ka ndodhur shumë vite më parë.

E ftuar në ‘Një natë me Aulonën’, Paloma tregon se në kohën kur kryeministri Edi Rama kandidonte për herë të dytë si kryetar i PS, Paloma ka shkuar ta intervistojë mirëpo mes tyre ndodhi një përplasje.

Rama i është drejtuar gazetares duke i thënë të largohet ose do ia priste kokën me sëpatë. Mirëpo, ajo shtoi se tashmë marrëdhëniet mes tyre janë rregulluar dhe se Rama i ka kërkuar falje pas këtij episodi.

Paloma gjithashtu tregoi se asokohe, teksa përpiqej të merrte deklarata nga Sali Berisha, bodyguard-ët e tij e kanë shtyrë disa herë nga shkallët.