Aktorja e njohur, Eliona Pitarka njihet për thjeshtësinë dhe sinqeritetin kur bëhet fjalë për jetën e saj personale.

Së fundmi, ajo ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në llogarinë e saj në “Instagram”, ku një ndër ta e ka pyetur: “Pse nuk vesh gjëra “luxury” si shoqet?”

Aktorja tha se jeta ndryshon pasi bëhesh prind, pasi paratë që ajo dhe bashkëshorti fitojnë duhet t’i investojnë te dy vajzat e tyre.

“Tashmë jam një mama e 2 fëmijëve, e primare është të punoj fort për t’i siguruar atyre çdo gjë që kanë nevojë pa llastime. Çdo të ardhur e kemi falë punës tonë, sepse asnjëri nga ne nuk vjen nga një familje e pasur. Kështu që më dhimbsen lekët për t’i shpenzuar në veshje “luxury”. Sigurisht që edhe qejfin vetes ja bëj ndonjëherë, por kur bëhesh prind, të paktën për mua ndryshojnë prioritetet”, ka shkruar Pitarka.