Mbrojtësi i Teutës, Albi Alla, i është nënshtruar dje operacionit në ligamentin “krociat”, teksa gjithçka ka kaluar me sukses.
Pas dëmtimit të pësuar në ndeshjen ndaj Tiranës tri javë më parë, Alla nuk e ka shmangur dotndërhyrjen kirurgjikale.
Aktualisht ai po trajtohet në ambientet e spitalit nën monitorimin e stafit mjekësor. Mësohet se periudha e riaftësimit pas këtij dëmtimi të rëndë që solli dhe operacionin në gju, pritet të shkojë nga 4 deri në 6 muaj.
Kjo do të thotë se Alla e ka mbyllur praktikisht sezonin 2023-2024. Një moment jo i mirë për 30-vjeçarin, i cili ka qenë shumë i pafat.