Zhaklin Lekatari ka komentuar së fundmi në një lidhje ”live” në rubrikën “Opinion” në News24, vrasjen e Liridona Ademajt.
Opinionistja u shpreh se është e shokuar nga kjo ngjarje, por jo e surprizuar.
“Jam e shokuar, por jo e surprizuar. Bëj thirrje vazhdimisht se si më vjen keq për familjet shqiptare dhe krizat që ka shoqëria.
Nuk mendoj se duhet të ndihemi të suprizuara nga këto skenarë filmash, të cilët marrin shkas nga ngjarjet reale.
Sa herë që vdes një vajzë, një grua, një nënë faji është i gjithë shoqërisë. Faji nuk është i porositësve.
Dhuna që ndodh në vendin tonë nuk është rastësore, por ka burim. Janë injorimet që i bëjmë situatave të tilla, është joserioziteti që ne i trajtojmë këto ngjarje, ai populizmi dhe ajo dëshira për të ditur dhe spiunuar te jeta e tjetrit.
Ne jemi shoqëri e dhunshme dhe primitive. Moskallëzimi nuk është një tipar gjinor, por është mentalitet,”-tha Zhaku.