“Sanremo në Durrës” ishte koncerti i radhës i organizuar nga shkolla e mesme artistike “Jan Kukuzeli”, por e veçanta e mbrëmjes ishte se performanca e tyre u dha në sheshin “Liria”.
60 artistë të kësaj shkolle krijuan emocione me shfaqjen e tyre. në ambient të hapur.
Instrumentistët dhe kori i kësaj shkolle interpretuan disa nga këngët më të njohura ndër vite të festivalit të Sanremos, duke korrur duartrokitjet e publikut durrsak.
Momente nga ky koncert janë publikuar në rrjete sociale nga kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako.