Pas koncertit “Sanremo në Durrës” një natë më parë, një tjetër shfaqje artistike do të realizohet në sheshin qendror të qytetit.

Eshtë kryebashkiakja Emiriana Sako, që përmes një ftese në rrjete sociale u bën apel vogëlushëve të qytetit që të mos mungojnë:

“Ftojmë të gjithë fëmijët sonte në një atmosferë festive me këngë dhe valle nga artistët e rinj të qytetit, në sheshin “Liria”, ora 18.00”