18 dhjetori shënon Ditën Ndërkombëtare të Emigrantëve, vendosur në vitin 2000 nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.
Më 4 dhjetor 2000, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara mori vendimin për të vlerësuar mundin dhe përpjekjet e të pambrojturve, duke marrë parasysh numrin e madh në rritje të tyre në mbarë botën.
Më 18 dhjetor 1990, Asambleja e Përgjithshme ka adoptuar Konventën Ndërkombëtare për Mbrojtjen e të drejtave të të gjithë punëtorëve emigrantë dhe anëtarëve të familjeve të tyre.
Shtetet anëtare të OKB-së, organizatat ndërqeveritare dhe joqeveritare janë të ftuar të mbajnë Ditën Ndërkombëtare të emigrantëve nëpërmjet shpërndarjes së informacionit mbi të drejtat e njeriut dhe liritë themelore të emigrantëve, përmes ndarjes së përvojave dhe hartimin e veprimeve për të siguruar mbrojtjen e tyre.