Të arrestuar për përdhunimin e dy vajzave 16 dhe 19 vjeçe, Gjykata e Beratit jep për Ardit Nanon dhe Andon Shosharin masën e sigurisë “Arrest me burg”, me afat 40-ditë,deri në mbërritjen e ekspertizës mjeko-ligjore.
Gjykata e Shkallës së Parë Berat ka dhënë sot masat e sigurisë për shtetasit: Andon Shoshari,20-vjeç dhe Ardit Nano, 33-vjeç,banues në Berat. Këta dy shtetas u arrestuan mbrëmjen e së enjtes për përdhunimin e dy vajzave, njëra 16 dhe tjetra 19-vjeçe. Të arrestuarit kanë mbërritur në Gjykatën e Beratit nën masa të rrepta sigurie, pasi zona e jashtme e gjykatës ka qënë e tejmbushur me familjarë të të katër familjeve. Mësohet se asnjë prej dy djemve nuk e ka pranuar akuzën e përdhunimit dhe kanë deklaruar në sallë se vajzat kanë gënjyer. Ashtu siç edhe deklaroi dy ditë më parë, edhe sot para gjykatës nëna e 16-vjeçares Rudina Zerellari ka deklaruar në media se gjithçka është gënjeshtër dhe se vajza e saj është manipuluar për të denoncuar nga familja e të fejuarit, i shtyrë nga xhelozia sepse vajza ka qënë 6 muaj e martuar me Shosharin më parë. Tē njëjtën deklaratë ka dhënë edhe mamaja e 20-vjeçarit Andon Shoshari, e cila ka kërkuar drejtësi për djalin e saj.
Prokurorja Denisa Perdja ka kërkuar masën e sigurisë “arrest në burg” pa afat për të dy djemtë, ndërkohë që gjyqtarja Ardjola Çela, pasi ka dëgjuar organin e akuzës dhe pretendimet e avokatëve të Shosharit dhe Nanos, ka vendosur për ta masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 40-ditë, deri në mbërritjen zyrtare të ekspertizës mjeko-ligjore të kryer mbi vajzat.