Gjykata e Posaçme ka dënuar me 1 vit burg Kristo Agalliun, i cili akuzohet për korrupsion aktiv në zgjedhjet vendore të 14 majit dhe me 8 muaj burg Agron Durajn i cili akuzohet për korrupsion pasiv.

Të dy këta persona, u filmuan teksa diskutonin për shitjen e 4 votave për shumën e 15 mijë lekëve.

Kristo Agalliu i cili asokohe njihej si koordinator i Partisë së Lirisë në Kuçovë ka ofruar shuma monetare të pandehurit Agron Duraj për të ndikuar në vullnetin e këtij të fundit, në mënyrë që të votojë një kandidat të caktuar në Zgjedhjet për Organet e Qeverisjes Vendore, që janë zhvilluar datën 14 Maj 2023.

Njoftimi për mediat:

1.Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më datë 28.09.2023ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Dërgimin për gjykim të ҫështjes penale në ngarkim të të pandehuritKristo Agalliuakuzuar për figurën e veprës penale“Korrupsioni aktivnë zgjedhje”, parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal dhe të pandehurit Agron Durrajakuzuar për figurën e veprës penale“Korrupsioni pasiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328/b i Kodit Penal.

2.Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarëtRudina Palloi,ErjonBani dhe AtalantaZeqiraj,me vendimin Nr. 84, datë 18.12.2023 vendosi:

1.      Deklarimin fajtor të të pandehurit KristoAgalliu, për veprën penale të “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”,parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite, dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.

2.      Nëzbatimtënenit 406/1 tëKodittëProcedurësPenale, tëpandehuritKristoTahirAgalliu,iulet 1/3 (një e treta) e dënimittëdhënë, duke u dënuarpërfundimisht 8 (tetë) muajburgim.

3.      Vuajtja e dënimit të kryhet nga i pandehuri Kristo Agalli në një burg të sigurisë së zakonshme.

4.      Deklarimin fajtor të të pandehurit Agron Duraj, për veprën penale të “Korrupsioni pasiv në zgjedhje”,parashikuar nga neni 328/b i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite, dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.

5.      Nëzbatimtënenit 406/1 tëKodittëProcedurësPenale, tëpandehurit Agron Duraj,iulet 1/3 (një e treta) e dënimittëdhënë, duke u dënuarpërfundimisht 8 (tetë) muajburgim.

6.      Në zbatim të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të vendimit me burgim dhe vënien në provë të pandehurit Agron Duraj për një periudhë kohe prej 16 (gjashtëmbëdhjetë) muajsh, me kusht që i pandehuri të mos kryejë vepër tjetër penale. Gjatë kësaj kohe i pandehuri të mbajë kontakte me Drejtorinë e Shërbimit të Provës që mbulon vendbanimin e tij nga e nesërmja e shpalljes së këtij vendimi.

7.      Shpenzimet proceduriale të bëra gjatë hetimeve paraprake dhe ato gjyqësore i ngarkohen të pandehurve në mënyrë solidare.

8.      Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.