Të gjithë krerët e shtetit dhe liderët e politikës kanë dhënë mesazhin e tyre duke uruar besimtarët e krishterë për festën e Krishtlindjes.

Kryeministri Edi Rama zgjodhi që urimin ta bënte përmes një tablo të rrallë të lindjes së Krishtit, pikturuar në atelienë e Çetirëve në muzeun e Onufrit Berat.

Kreu i shtetit uroi për festa të bardha për të gjithë.

“Me këtë tablo të rrallë të lindjes së Krishtit, pikturuar në atelienë e Çetirëve, si simbol i dashurisë së Perëndisë ndaj njerëzimit, ju uroj bekime dhe festa të bardha”.